AKTUALITET, 6 Shkurt 2019, 14:03

Teodor Lera person me precedent penal, flet babai i Evës: E kishte qëlluar edhe më parë

Teodor Lera person me precedent penal, flet babai i Evës: E kishte

Teodor Lera, 57-vjeçari nga Vlora që ka vrau sot bashkëshorten e tij, Eva Lera ishte person me precedent penal.

Këtë fakt e konfirmon dhe babai i viktimës. Ky i fundit ka mbërritur në banesën ku ndodhi ngjarja, pasi mori vesh për vrasjen e të bijës.

Në një prononcim për Ora News, babi i Eva Lerës, gruas që u mbyt sot nga bashkëshorti thekson se ndaj saj ishte ushtruar dhunë edhe më parë.

Ai nuk shprehet për shkaqet apo arsyen në konfliktit mes çiftit, Lera, por pohon se ai e ka qëlluar edhe më parë.

Ndërkohë që sipas korrespondentit të “Panorama”, mësohet se Teodor Lera është proceduar më parë për veprën penale të dhunës në familje.

Konflikti kishe ndodhur rreth një vit më parë.

Pyetjet:

Kur e morët vesh?

Babi i viktimës: Tani e mora vesh.

Kishin konflikte?

Babi i viktimës: Nuk e di.

Kishte qëlluar më herët?

Babi i viktimës: E ka qëlluar edhe njëherë përpara.