TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Uliam Broun, 24-vjeç, nga Teksasi ka ndërruar jetë, dy ditë pasi u shtrua në spitalin e Forth Worth, i plagosur rëndë më nje cigare elektronike. Aparatura i shpërtheu ndërkohë që djali e kishte në përdorim duke i shkaktuar edhe dëme në fytyrë.
Sipas asaj që raporton CNN, i riu u gjet në një parking përballë një dyqani me cigare eletronike. Pronari i dyqanit tregoi se 24-vjeçari kishte kërkuar ndihmë për të përdorur pajisjen, të cilën e kishte blerë në një vend tjetër.
Sapo mbërriti në spital, kushtet e djalit ishin kritike dhe një pjesë e pajisjes i kishte mbetur në fyt. Pasi kaloi në koma, Uliam humbi jetën si pasojë e një infarkti cerebral.