TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Gazetari Andi Bejtja ka reaguar pas Saimitit të Berlinit, ku Gjermania dhe Franca ‘varrosën’, planin e ndarjes së Kosovës, duke i falur tokë Serbisë.
Andi Bejtja shkruan se, Baton Haxhiu, si iniciuesi dhe mbështetësi i kësaj ideje, e mori përgjigjen e saj, edhe pse me pak vonesë.
‘Në emisionin ‘Opinion’, këtë fillim Shkurti, gjatë një debati me Baton Haxhiun i bëra vetëm një pyetje që atij nuk iu duk pyetje prej gazetari, një pyetje shumë të thjeshtë: e kujt ishte ideja për korrigjimin e kufijve. Batoni nuk dinte t’i përgjigjej, me tha shko gjeje ti.
Sot, ja dha përgjigjen vetë Vuçiç.
Ja çfarë ka deklaruar: ‘Ideja ime ka dështuar. Kjo do t’i kushtojë kombit tonë për 20 apo 30 vitet e ardhshme’, ka thënë Vuçiç, duke shtuar se i vjen keq që dështoi plani i tij për të vendosur një pajtim përfundimtar ndërmjet serbëve dhe shqiptarëve, shkruan B92.
Me fal Baton që, ta vonova pak përgjigjen që nuk e jepje dot vetë!
[video width="1280" height="720" mp4="https://cdnimpuls.com/tpz.al/wp-content/uploads/2019/05/bejtushi.mp4"][/video]