AKTUALITET, 24 Tetor 2017, 12:30

Tahiri nxjerr një dokument nga prokuroria e Katanias: Nuk ka procedim ndaj meje

Tahiri nxjerr një dokument nga prokuroria e Katanias: Nuk ka procedim ndaj

 

Ish ministri i brendshëm, Saimir Tahiri,  ka dalë në një konferencë për shtyp ditën e sotme, për të sqaruar akuzat për trafik droge ndaj tij.

Tahiri ka paraqitur përpara mediave, një dokument nga prokuroria e Katanias, ku thuhet se për të nuk ka asnjë procedim penal.

Tahiri tha se nuk e kupton se si prokuroria shqiptare ka prova për ta arrestuar, ndërkohë që në Katania nuk ka procedim ndaj tij.

"Prokuroria e Katanias nuk ka hetuar kurrë ndaj meje. Si ka mundësi që prokuroria jonë, brenda 48 orëve, të kërkojë arrestimin tim?"

Në fakt, prokuroria shqiptare nuk ka thënë asnjëherë se ndaj shtetasit, Saimir Tahiri, ka procedim penal në shtetin italian. Prokuroria është shprehur vetëm për përgjimet që vijnë nga shteti italian dhe se për Tahirin ka patur hetim nga prokuroria shqiptare edhe më herët se të publikohej dosja me përgjimet italiane.

/TPZ.AL/