TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Nënkryetari i Partisë së Lirisë Perit Vasili, ka reaguar pas vdekjes në QSUT të të riut Jani Rustemit, i cili kishte rreth një muaj në koma, pas një mbidoze me metadon në paraburgim.
Kujtojmë se Rustemi ishte arrestuar për vjedhje, dhe se metadoni i është dhënë për shkak se ishte përdorues i heroinës.
Në një reagim në rrjetet sociale, Vasili u shpreh se drejtësia duhet të merret me hetimin e rasteve të tilla, ndërsa kashtuar se koha e alibive ka kaluar.
Ai tha se qeveria nuk thotë asnjë fjalë për rastet, sepse nuk e shqetësojnë vdekje t etë rinjve në komisariatet e vendit.
POSTIMI I PLOTË
Ku është drejtësia, të rinjtë po humbin jetën në paraburgimet e policisë???
Vdekje shumë të rënda kanë ndodhur në paraburgimet e policisë.
Vdekje të cilat janë kaluar në heshtje, pa hetim rrënjësor dhe pa marrje përgjegjësie të shkaktarëve.
Asnjë shkak bindës nuk është paraqitur në publik megjithëse bëhet fjalë për vdekje shumë të rënda të të rinjve në lulen e moshës së tyre.
Po sjell vetëm disa raste:
▪️ I riu 27-vjeçar, Jani Rustemi humb sot jetën në spital pasi ishte burgosur në paraburgimin e policisë së Tiranës l.
▪️ Lear Kurti, 32 vjeç, humb jetën në paraburgimin e policisë së Tiranës pak kohë më parë.
▪️ Igli Stameta vetëm 32 vjeç, sërish humb jetën në paraburgimin e Kavajës për vetëvarje sipas versionit zyrtar.
▪️ Klodian Rasha, 25 vjeç, humbi jetën sepse policia e Tiranës e goditi në mënyrë të paligjshme.
▪️ Enea Ftoi, vetëm 25 vjeç, humbi jetën në paraburgimin e Korçës pak vite më parë.
Shumë herë janë raportuar trajtime tepër të rënda në paraburgime dhe grumbullime të dhjetëra të ndaluarve në ambiente shumë të ngushta edhe në kohë pandemie.
Koha e alibive ka marrë fund.
Të mbulosh veprimet e paligjshme të policisë që marrin jetë njerëzish është kriminale.
Këto qëndrime shtojnë vetëm urrejtjen dhe mosbesimin e qytetarëve te policia ndërkohë që duhet të jetë e kundërta.
Qeveria sigurisht që nuk flet asnjë fjalë dhe nuk shqetësohet që njerëzit vdesin në komisariate sepse është vendosur në krahun e dhunës dhe antiligjit.
Drejtësia është përpara përgjegjësive shumë të mëdha.
Është turp që prokuroria merret gjerë e gjatë dhe me vite me gjyqe kundër qytetarëve, që dalin në protesta dhe ndërkohë s'ka asnjë përgjegjës për këto vdekje kaq të rënda.
Bëni hetim me rrënjë dhe nxirrni përgjegjësit! Nuk kalohen këto ngjarje tragjike me një komunikatë policie dhe me ndonjë dosje të manipuluar për të fshehur të vërtetën.
Nuk mund të lejohet kurrë që paraburgimet e policisë të shndërrohen në ambiente dhune dhe terrori ndaj qytetarëve.
Prokurorë mjaft më, boll e nxitët konfliktin dhe polarizuat situatën me mosveprimet tuaja dhe moszbatimin e ligjit duke punuar për të krijuar alibi e jo për të nxjerrë përgjegjësi.