TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Mirela Ruko, kandidatja fituese e Lëvizjes Bashkë për Këshillin Bashkiak të Tiranës thotë se rezultati i mirë i Lëvizjes Bashkë në garën për Bashkinë e Tiranës, ka bërë që të ketë një interes të shtuar dhe një “boom” anëtarësimesh të reja në Lëvizjen Bashkë.
Ruko tha në Euronews se tashmë pas zgjedhjeve Lëvizja Bashkë do të fokusohet në ngritjen e strukturave në të gjithë vendin për të garuar në zgjedhjet e përgjithshme parlamentare.
“Kemi disa struktura dhe disa kontakte dhe në disa qytete dhe do punojmë për zhvillimin e këtyre strukturave. Madje plani jonë afatshkurtër është që të zhvillojmë një tur takimesh në të gjithë Shqipërinë, të takohemi me dashamirësit tanë dhe t’u kërkojmë atyre që nuk janë anëtarë të Lëvizjes Bashkë, të bëhen anëtarë të Lëvizjes Bashkë. Ne kemi parë që pas zgjedhjeve ka pasur një ‘boom’ anëtarësimesh, duke e ditur se ne nuk kemi hapur një fushatë të tillë anëtarësimesh. Ndërkohë që kanë shkuar vetë te linku i anëtarësimit dhe kanë kërkuar të bëhen pjesë e Lëvizjes Bashkë. Gjithashtu njerëzit kanë filluar dhe vijnë në takimet e zyrës tonë, ku na përgëzojnë dhe shprehen të gatshëm të kontribuojnë dhe të japin diçka për vendin”, tha Ruko.