AKTUALITET, 20 Maj 2023, 15:29

Berisha i vuri ‘vijën e kuqe’ në PD, reagon Alibeaj: Humbësi i madh i 14 majit paska gjetur sot armiq të rinj

Berisha i vuri ‘vijën e kuqe’ në PD, reagon Alibeaj:

Ish-kryeministri Sali Berisha, në një bashkëbisedim të zhvilluar pak më parë me qytetarët, u shpreh se Lulzim Basha dhe Enkelejd Alibeaj nuk kanë vend në PD, duke i vendosur të dyve ‘vijën e kuqe’.

Pas kësaj deklarate, ka reaguar Alibeaj, i cili shkroi se “humbësi i madh i zgjedhjeve të 14 majit, paska gjetur armiq të rinj”. Sipas tij, Berisha është arsyeja e vërtetë e përçarjes së opozitës.

“Humbësi i madh i zgjedhjeve të 14 majit paska gjetur sot armiq të rinj, duke publikuar dhe listën e të përjashtuarve të radhës. I zhytur në disfatën që i solli demokratëve dhe opozitës, sindroma e komunizmit i rikthehet si përherë kur humb duke shpallur grupe armiqësore. Shqiptarët e kanë të qartë se shkaku i përçarjes së opozitës është Sali Berisha, sikundër aleanca e tij me Ilir Metën ka prodhuar këshilltarë të LSI me votat e demokratëve në çdo këshill bashkiak. Bashkëpunimi i Sali Berishës dhe Ilir Metës në kurriz të demokratëve dhe shqiptarëve është një nga arsyet pse pati refuzim masiv në 14 maj dhe që e mban në këmbë regjimin e Edi Ramës”, ka shkruar ai.