TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Policia italiane ka arrestuar një 50-vjeçar shqiptar me akuzën e keqtrajtimit, lëndimit dhe dhunës seksuale ndaj gruas së tij. Arrestimi u bë nga karabinierët në Calderara di Reno.
Masa e sigurimit arrest shtëpie është dhënë nga gjyqtari hetues i Bolonjës me kërkesë të prokurorit që koordinoi hetimet, të cilat nisën marsin e kaluar kur gruaja, një 46-vjeçare po ashtu shqiptare, vendosi të denoncojë bashkëshortin.
Ajo i tha policisë se prej 17 vitesh ishte viktimë e dhunës dhe abuzimit, veçanërisht pas lindjes së fëmijës së saj të dytë në vitin 2006, kur burri i saj, tashmë i papunë dhe i mbështetur nga gruaja e tij, filloi të dehej dhe të shfrynte frustrimin e tij mbi të. Gruaja tha se burri përveç se ushtronte dhunë ndaj saj, e kërcënonte me vdekje, raste që sipas gruas ishin të shpeshta.
Mediat italiane raportojnë se gruaja në gusht të 2018, gruaja ishte plagosur me thikë në dorë. Pas denoncimit, 46-vjeçarja është larguar nga shtëpia me djalin e saj të mitur dhe ka shkuar për të jetuar tek disa të afërm.