TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Kryeministri Edi Rama ka shpërndarë në rrjetet sociale një raport të Organizatës Botërore të Turizmit. Ky raport e rendit Shqipërinë të parën në Europë për 3 muajt e parë të këtij viti për rritjen e numrit të turistëve, ndërkohë në botë, vendi ynë renditet në vendin e tretë pas Katarit dhe Arabisë Saudite.
Rama thotë se këto të dhëna paralajmërojnë për një sezon fantastik veror.
“Rritja e pandalshme e turistëve që po e zgjedhin Shqipërinë jo veç për sezonin veror buzë detit, por tanimë përgjatë gjithë vitit, nga Tirana e gjithandej prej veriut në jug, konfirmohet me një të dhënë spektakolare të Organizatës Botërore të Turizmit, e cila për tre muajt e parë të këtij viti e rendit Shqipërinë të tretën në botë dhe në vend të parë në Europë sa i takon rritjes turistike krahasuar me periudhën përpara pandemisë, duke paralajmëruar kështu edhe një sezon fantastik veror”, ka shkruar ai krahas raportit.
