TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Tre vajza kanë mbetur të plagosura rëndë pas një aksidentit tragjik pasditen e sotme në aksin Shkodër – Lezhë.
Policia e Shkodrës bën me dije se mjetin tip ‘Porsche’, i cili drejtohej nga një 20-vjeçare me inicialet R.P., ka dalë nga rruga. Si pasojë e përplasjes kanë mbetur të plagosura shoferja dhe dy pasagjeret, 20 dhe 18 vjeç. (foto ilustruese)
“Si pasojë është dëmtuar drejtuesja e automjetit shtetasja R.P, dhe shtetasja D. N., 20 vjeçe, të dyja banuese në Mali i Jushit, Vau i Dejes, si dhe shtetasja I. K., 18 vjeçe, banuese në Ukrainë, të cilat janë transportuar për në spital për ndihmë mjekësore”, njoftojnë butë.
Sakaq mësohet se njëra prej vajzave është transportuar me helikopter drejt spitalit të Traumës në Tiranë, ndërsa dy të tjerat ndodhen në spitalin e Shkodrës.
Sakaq policia po heton për shkaqet e aksidentit.