TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Teksa gjykata e Elbasanit caktoi sot masën ‘arrest me burg’ për 4 minorenët e vrasjes së 15-vjeçarit Fation Bici në Gramsh, avokati i një prej të miturve ka folur për mediat.
Oligert Kume, avokati i një prej të miturve (Xh. Çekrezi) në një prononcim u shpreh se fajtor për ngjarje të tilla është e gjithë shoqëria. Mes të tjerash ai tha se duhet kuptuar se ku kanë gabuar strukturat shtetërore.
“Falënderoj median për interesin e treguar. Sot u zhvillua seanca gjyqësore për masën e sigurisë për katër të miturit. Unë mbuloj Xh.Cekrezin, dhe jam i iautorizuar nga prindërit e të miturit për të dhënë deklaratë. Solidarizohem jo vetëm si qytetar dhe avokat me dhimbjen e të miturit që nuk jeton më. I uroj shërim të shpejtë të plagosurit, në të njëjtën kohë nga ana juaj si media duhet të përcillni lajme me interes publik. Për mua, fajtor është e gjithë shoqëria. Do duhet të ndërgjegjësojmë komunitetin ku ne jetojmë. Duhet të kuptojmë se ku kanë gabuar strukturat shtetërore. E tërë shoqëria shqiptare është fajtore, çka do të thotë se media duhet të vijojë në përcjellën e lajmeve me interes publik. Për sigurinë e fëmijëve tanë. Doreza, thika shiten online”, u shpreh avokati Kume.
Kujtojmë që ngjarja ndodhi më 16 maj para shkollës 9-vjeçare “Asllan Shahini, ku 5 adoleshentë u përfshinë në një sherr që përfundoi në përdorimin e thikës. Për pasojë humbi jetën Fation Bici dhe u plagos kushëriri i tij, Marko Liçi.