AKTUALITET, 20 Maj 2023, 18:41

"Jam penduar, ndodhi në gjaknxehtësi e sipër”, vrau me sëpatë kunatën, ja çfarë deklaroi 58-vjeçari në gjyq

"Jam penduar, ndodhi në gjaknxehtësi e sipër”, vrau me

Gjykata e Elbasanit ka lënë sot në burg 58-vjeçarin Tefik Tashi, i cili më 17 maj vrau kunatën e tij Alma Qevani duke e goditur disa herë me sëpatë.

Ndonëse gjatë marrjes në pyetje, autori nuk ka shfaqur pendesë për krimin makabër, në seancën e sotme ai ka deklaruar se e kreu krimin në gjaknxehtësi e sipër.

"Ndjehem i penduar për atë që kam bërë. Ishte në gjaknxehtësi e sipër”, mësohet se ka thënë Tashi.

Gjyqtarja Matilda Fetau pranoi kërkesën e Prokurores Pranvera Stafa duke e lënë në burg Tashin tre ditë pas krimit të rëndë në fshatin Kusarth të Elbasanit që tronditi vendin.

Alma Qevani, 44 vjeçe u godit për vdekje me sëpatë nga bashkëshorti i motrës së saj pas një debati banal.

Autori u pikas nga efektivët teksa vraponte me sëpatën dhe duart me gjak, në afërsi të fshatit Shirgjan dhe u arrestua.

Babai i viktimës, Fatmiri tregoi në emisionin “Me zemër të hapur” se disa ditë para ngjarjes së rëndë, kanë pasur debate të forta mes tyre.