AKTUALITET, 20 Maj 2023, 16:46

Kishte fshehur kokainë poshtë jastëkut, nervozizmi tradhtoi shqiptarin para policisë, arrestohet

Kishte fshehur kokainë poshtë jastëkut, nervozizmi tradhtoi

Një 45-vjeçar shqiptar ka rënë në prangat e policisë italiane, pasi u kap me një sasi kokaine. Mediat italiane raportojnë se shqiptari u arrestua afër banesës së tij në Scandiano, ndërsa u kap me disa doza kokaine që i kishte bërë gati për shitje.

Karabinierët mbajtën nën kontroll shqiptarin, pasi raportuan për një vajtje-ardhje të dyshuar të njerëzve në shtëpinë e tij. Gjatë ndalimit nga policia, shqiptari u shfaq tepër i nervozuar, ndaj nisi dhe kontrolli.

Ndërkohë, gjatë kontrolleve në banesën e tij, shqiptarit iu gjetën dhe 26 doza të tjera kokaine të fshehura në një këllëf jastëku në dhomën e gjumit.