AKTUALITET, 20 Maj 2023, 14:56

Zgjidhet “përplasja” institucionale, ja cila gjykatë do të shqyrtojë kërkesën për lirimin e ‘të fortit’ të Çoles, Zani Caushi

Zgjidhet “përplasja” institucionale, ja cila gjykatë do

Gjykata e Korçës është institucioni i drejtësisë që ka kompetenca për të shqyrtuar kërkesën e Myrtezan Caushit, i njohur edhe si Zani Caushi, sa i takon kërkesës së tij për ulje të dënimit. Ky vendim erdhi nga Gjykata e Lartë, e cila ndau këtë juridiksion mes gjykatës së Korçës dhe asaj të Matit.

Caushi mbahet i izoluar në burgun e sigurisë së lartë në Drenovë. Ish-kreu i bandës së Vlorës në ’97, Zani Caushi është i dënuar me burg të përjetshëm, por kërkon një përllogaritje të ditëve, të cilat i ka vuajtur në burg teksa prej vitesh tashmë është në burgun e sigurisë së Lartë në Drenovë.

Ligji parasheh se pas kalimit të një afati të gjatë brenda qelive të burgut, një i dënuar, qoftë dhe me burgim të përjetshëm mund të kërkojë lirim me kusht.