AKTUALITET, 20 Maj 2023, 16:19

Rritet numri i shqiptarëve që i drejtohen skemave të pensioneve private, arrin në 5,9 mld lekë totali i investimeve të qytetarëve

Rritet numri i shqiptarëve që i drejtohen skemave të pensioneve

Për herë të parë në vitin 2023, numri i qytetarëve shqiptarë që u janë drejtuar skemave të pensioneve private ka kaluar shifrën 37 mijë, ndërkohë që rritje edhe më të fortë ka shënuar volumi i parave që ata kanë derdhur në këto skema. Sipas të dhënave zyrtare të Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare, në fund të tremujorit të parë të këtij viti skemat e pensioneve private në vend kanë akumuluar një total asetesh neto prej 5,9 miliardë lekësh ( apo afërisht 52 euro[1]) dhe me një rritje prej 265.98 milionë lekë (4.67%) krahasuar me 31.12.2022. sa i përket , më 31.03.2023 rezultoi 37,060 anëtarë duke shënuar një rritje prej 1.48% krahasuar me 31.12.2022, raporton scan.

Megjithatë, ka qenë viti 2022, ai në të cilin këto skema kanë njohur një bum të vërtetë. Rreth 5.500 qytetarë u janë shtuar skemave të pensioneve private gjatë vitit 2022 duke e çuar në mbi 36.500 numrin total të personave që kanë zgjedhur të investojnë vullnetarisht për të siguruar të ardhura shtesë me mbërritjen e moshës së shkëputjes së marrëdhënieve të punës.

Kjo rritje përkthehet në rreth 10 milionë euro më shumë se në vitin 2021, në katër fondet e pensioneve vullnetare private që operojnë aktualisht në Shqipëri. Rritja kaq e fortë gjatë vitit 2022, e bën të duket modeste rritjen e tremujorit të parë 2023, ku edhe totali i aseteve u rrit me rreth 2 milionë dollarë.

Gjithsesi, sipas Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare, numri i anëtarëve është ende i ulët, shkak për të cilin edhe po ndërmerr disa ndryshime ligjore që synojnë nxitjen e kësaj skeme duke ulur tarifat në rastet kur fondi tërhiqet me këste. Ndryshimet parashikojnë mbrojte më efikase të interesave të anëtarëve të fondit të pensionit privat, nëpërmjet vendosjes së standardeve më të larta për mirëinformim dhe transparencë, nxitja e pjesëmarrjes në skemë nëpërmjet përfshirjes automatike, si dhe rishikimit të politikës tatimore me synim krijimin e lehtësirave fiskale.