AKTUALITET, 4 Nëntor 2023, 16:12

“Tempulli” zgjerohet në gjithë vendin, Balla: 7 të arrestuar brenda 24 orëve në Fier, Mirditë dhe Krujë

“Tempulli” zgjerohet në gjithë vendin, Balla: 7 të

Ministri i Brendshëm, Taulant Balla ka reaguar në lidhje me vijimin e operacionit “Tempulli” në të gjithë vendin.

Në një reagim, ministri Balla bën me dije se brenda 24-orëve janë arrestuar 7 persona. Më konkretisht në Fier, Mirditë dhe Krujë.

Reagim i Ballës:

Operacioni Kombëtar “Tempulli” më i madhi i zhvilluar ndonjëherë nga Policia e Shtetit, vijon të ketë çdo ditë rezultate të mirëpritura nga familjet shqiptare. Gjatë 24 orëve të fundit janë arrestuar shtatë persona në Fier, Mirditë dhe Krujë të përfshirë në veprimtari kriminale të shpërndarjes së lëndëve narkotike.