TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Pamjet që shihni tregojnë pikën e karburantit në Tiranë, në të cilën pati një shpërthim.
Si pasojë e shpërthimit, janë plagosur shtetasi me inicialet M. Ç., (menaxher) dhe shtetasi me inicialet M. K. (shoferi i autobotit), të cilët janë transportuar në spital dhe ndodhen nën kujdesin e mjekëve.
Ngjarja ndodhi rreth orës 13:30, në Rrugën Bardhyl. Siç shihet nga pamjet e publikuara nga LSA, ende në vendngjarje shihen njolla gjaku, ndërsa policia ndodhet në vendin e aksidentit dhe ka nisur hetimet për zbardhjen e rrethanave.