AKTUALITET, 4 Nëntor 2023, 12:26

Dyshohet se shisnin drogë, kapen tre të rinjtë në afërsi të një shkolle

Dyshohet se shisnin drogë, kapen tre të rinjtë në

Policia ka goditur një grup prej tre të rinjsh që dyshohet se shisnin lëndë narkotike.

Ata u kapën në një qendër lojërash në afërsi të një shkolle në Krujë dhe dy prej tyre u vendosën në pranga, konkretisht 20-vjeçari me iniciale I. M., dhe 24-vjeçari me iniciale G. Rr.,  të dy banues në Krujë. Ndërsa u procedua penalisht në gjendje të lirë një 16-vjeçar.

Gjatë kontrolleve fizike të tre shtetasve, si dhe gjatë kontrollit të banesave të dy të arrestuarve, shërbimet e Policisë, gjetën sasi lënde të dyshuara narkotike kokainë e kanabis të ndarë në doza, sasi municioni luftarak, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale, së bashku me tre celularë.

Njoftimi i policisë:

Vijon megaoperacioni policor i koduar “Tempulli”.

Evidentohet dhe goditet një rast i shitjes së lëndëve narkotike, në afërsi të një shkolle në Krujë, nga një grup i përbërë nga 3 shtetas. Dy prej tyre u vunë në pranga dhe një tjetër u procedua penalisht.

Sekuestrohen doza lënde narkotike kokainë e kanabis, gati për shitje, sasi municioni luftarak dhe 3 celularë.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Krujë, në vijim të veprimeve intensive operacionale të kryera në kuadër të megaoperacionit policor mbarëkombëtar, antidrogë, të koduar “Tempulli”, pasi kanë siguruar informacion se 3 shtetas shitnin lëndë narkotike kanabis, në afërsi të një shkolle në Krujë, kanë organizuar punën për kapjen dhe vënien e tyre përpara përgjegjësisë ligjore.

Si rezultat, në një qendër lojërasha, në afërsi të një shkolle në Krujë, u kapën dhe arrestuan shtetasit I. M., 20 vjeç, dhe G. Rr., 24 vjeç, të dy banues në Krujë. Gjithashtu u procedua penalisht në gjendje të lirë një 16-vjeçar.

Gjatë kontrolleve fizike të tre shtetasve, si dhe gjatë kontrollit të banesave të dy të arrestuarve, shërbimet e Policisë, gjetën sasi lënde të dyshuara narkotike kokainë e kanabis të ndarë në doza, sasi municioni luftarak, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale, së bashku me 3 celularë.

Nga verifikimet e kryera ka rezultuar se këta shtetas e siguronin lëndën narkotike në sasi dhe pasi e ndanin në doza, i shitnin ato në afërsi të një shkolle në Krujë.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme.