AKTUALITET, 4 Nëntor 2023, 12:39

Reshjet shkaktuan përmbytje/ Rama: Mirënjohje ekipeve që punuan gjatë natës, qytetarët të shmangin lëvizjet e panevojshme

Reshjet shkaktuan përmbytje/ Rama: Mirënjohje ekipeve që punuan

Kryeministri Edi Rama ka shprehur mirënjohjen për ekipet që punuan për menaxhimin e situatës pasi reshjet e dendura të shiut shkaktuan përmbytje dhe rrëzuan pemët.

Kreu i qeverisë shprehet se ekipet vazhdojnë të jenë në terren në gjithë vendin për parandalimin e pasojave.

Rama u bëri apel qytetarëve që të shmangin lëvizjet e panevojshme deri në normalizimin e situatës.

“Mirënjohje të gjithë ekipeve që kanë punuar pa reshtur gjatë natës për menaxhimin e situatës së krijuar nga moti i rënduar, ndërsa vazhdojnë të jenë në terren në gjithë vendin për parandalimin e pasojave.

Një apel edhe ndaj qytetarëve që të shmangin lëvizjet e panevojshme deri në normalizimin e situatës duke shtuar kujdesin”, shkroi kryeministri Rama në një postim në Facebook.