TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Policia e Beratit ka goditur dy raste të nxjerrjes së kundërligjshme të gurëve dekorativë, nga mali i Tomorrit. Administratori i një subjekti dhe një shofer janë proceduar penalisht.
Burime zyrtare nga policia bënë me dije se shtetasi me inicialet N. Xh., 50 vjeç, banues në Skrapar, u kap në afërsi të subjektit për përpunimin e gurëve dekorativë që administronte, ndërsa iu sekuestruan disa gurë që i kishte mbledhur në kundërshtim me ligjin.
Po ashtu policia procedoi dhe shtetasin me inicialet F. L., 40 vjeç, banues në Berat, pasi u kap në flagrancë, në vendin e quajtur “Kthesa e Prokucës”, duke drejtuar një kamion të ngarkuar me gurë dekorativë që dyshohet se janë nxjerrë në kundërshtim me ligjin, nga e njëjta zonë.