AKTUALITET, 4 Nëntor 2023, 14:55

E rëndë në Tiranë/ Shpërthim në një pikë karburanti në rrugën ‘Bardhyl’, dy të plagosur

E rëndë në Tiranë/ Shpërthim në një pikë

Një shpërthim mësohet se ka ndodhur në një pikë karburanti në Tiranën, në zonën e rrugës ‘Bardhyl” në Tiranë.

Si pasojë dy persona kanë mbetur të lënduar. 

Tiranë/Informacion paraprak

Më datë 04.11.2023, rreth orës 13:30, në Rrugën Bardhyl, gjatë kohës që ka qenë duke u funizuar një karburant me benzinë, nga një autobot, ka ndodhur një shpërthim.

Si pasojë është dëmtuar shtetasi M. Ç., (menaxher) dhe shtetasi M. K. (shoferi i autobotit), të cilët janë transportuar në spital dhe ndodhen nën kujdesin e mjekëve. 

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.