TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Reshjet intensive të shiut kanë shkaktuar rrëshqitje dherash në rrugët rurale në Gjirokastër ndërsa strukturat e emergjencave po ndërhyjnë për zhbllokimin e tyre.
Në bashkinë Gjirokastër mjetet e rënda po punojnë për largimin e dheut dhe aluvioneve në rrugët e fshatrave Zhulat, Fushëbardhë dhe Golem.
Gjithashtu ndërhyrje ka pasur për zhbllokimin e rrugëve të brendshme në fshatrat e Lunxhërisë dhe Picarit të cilat ishin bllokuar nga rrëshqitjet e tokës.