TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Deputeti i PD-së, Kreshnik Çollaku i ka konsideruar “abuzim madhor” punimet në rrugën e Arbrit, ku pretendon se asfalti u ça mes përmes pas reshjeve të shiut.
Çollaku, si deputeti i qarkut të Dibrës, garantoi se “dosja e madhe e abuzimit do trajtohet shumë shpejt nga SPAK”.
Ai publikoi foto nga gjendja e rrugës, duke u shprehur se ka një cilësi të degraduar të punimeve.
“’Rruga e Arbrit” një rruge qe nuk mbaron kurre, nje cilesi e degraduar e punimeve, nje abuzim madhor.
Shikoni ne cfare kushtesh eshte rruga “e re”. Nje ngjarje e madhe korruptive ne kete vend, ku SPAK shpejt do te kete ceshtje per te trajtuar, nje dosje te madhe abuzimesh, kete ua garantoj si deputet i Qarkut Diber”, shkruan Çollaku në Facebook.
ARRSH shpjegoi se pamjet nuk kanë lidhje me rrugën e Arbrit. Sipas tyre, çarja e asfaltit ndodhet në pjesën fundore të Bypass-it të Klosit që lidhet me rrugën e vjetër Tiranë-Peshkopi.
Njoftimi i ARRSH:
Së fundmi ka qarkulluar një lajm në lidhje me çarjen e asfaltit të Rrugës së Arbrit. Bazuar në foto apo video të publikuara, por edhe nga raportimet nga terreni, çarja e asfaltit nuk është pjesë e Rrugës së Arbrit, por ndodhet në pjesën fundore të Bypass-it të Klosit që lidhet me rrugën e vjetër Tiranë-Peshkopi.
Grupet e punës kanë filluar menjëherë ndërhyrjen për riparimin e cedimit të asfaltit, tashmë rruga është e hapur vetëm me një korsi. Në Rrugën e Arbrit vazhdon puna për mirëmbajtjen rutinë me mjete dhe punëtorë, qarkullimi i mjeteve kryhet pa vështirësi.