AKTUALITET, 4 Nëntor 2023, 13:14

Reshjet e shiut, Autoriteti Portual Durrës njofton se nuk ka pezullim të udhëtimeve: Në gatishmëri të plotë për përballimin e situatës

Reshjet e shiut, Autoriteti Portual Durrës njofton se nuk ka pezullim

Pavarësisht reshjeve intensive, në Portin e Durrësit nuk ka pezullim të operacioneve portuale.

Tragetet janë akostuar në oraret e parashikuara.

Mësohet se në terminalin e Mallarave Gjenerale ka patur herë pas here ndërprerje, por aktualisht i është rikthyer normalitetit.

Ndërkohë grupi i emergjencave të APD është në gatishmëri të plotë për përballimin e situatës brenda territorit të Portit dhe në qytet.