TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Autoriteti Rrugor Shqiptar ka dalë me një njoftim publik në lidhje me pamjet ku pretendohet se bëhet fjalë për Rrugën e Arbrit.
ARRSH thekson se pamjet nuk kanë lidhje me rrugën e Arbrit. Sipas tyre, çarja e asfaltit ndodhet në pjesën fundore të Bypass-it të Klosit që lidhet me rrugën e vjetër Tiranë-Peshkopi.
Njoftimi i ARRSH:
Së fundmi ka qarkulluar një lajm në lidhje me çarjen e asfaltit të Rrugës së Arbrit. Bazuar në foto apo video të publikuara, por edhe nga raportimet nga terreni, çarja e asfaltit nuk është pjesë e Rrugës së Arbrit, por ndodhet në pjesën fundore të Bypass-it të Klosit që lidhet me rrugën e vjetër Tiranë-Peshkopi.
Grupet e punës kanë filluar menjëherë ndërhyrjen për riparimin e cedimit të asfaltit, tashmë rruga është e hapur vetëm me një korsi. Në Rrugën e Arbrit vazhdon puna për mirëmbajtjen rutinë me mjete dhe punëtorë, qarkullimi i mjeteve kryhet pa vështirësi.