AKTUALITET, 17 Maj 2022, 19:58

“Po nuk pati transparencë, do të vijnë sahanlëpirësit”, Berisha: Vota e lirë na mbron

“Po nuk pati transparencë, do të vijnë

Ish-Kryeministri Sali Berisha, gjatë diskutimit me demokratët në Durrës, tha se me primaret dhe me zgjedhjen e drejtuesve të degëve po transformohet Partia Demokratike.

“Edhe ne kemi bërë gabimet tona, i zhgënjyem shqiptarët, por nuk duhet ti zhgënjejmë më”, i tha një qytetar Berishës.

Ish-Kryeministri tha se vota e lirë është mekanizmi më kryesor për të ruajtur partinë.

Berisha tha se Lulzim Basha i emëronte kryetarët, por jo vetëm, duke e kthyer PD si një "organizatë marksiste".

“Basha e bëri PD sikundër Edi Rama ktheu Partinë Socialiste, ku nuk ka vota, nuk ka votime. Shikoni se çfarë i bënë Kërtushës në Durrës, i dhanë plumba jo vota”, tha Berisha.