AKTUALITET, 17 Maj 2022, 19:24

Keni folur me Bashën se si të përballeni me PS-në për Presidentin? Ja si përgjigjet Alibeaj

Keni folur me Bashën se si të përballeni me PS-në për

Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Enkelejd Alibeaj, është pyetur nëse ka folur me Bashën për procesin e zgjedhjes së Presidentit të ri.

Në një prononcim për mediat pas takimit me Ballën në kryesinë e Kuvendit, Alibeaj deklaroi se ai ka për detyrim që të përcjellë zërin e kolegëve deputetë të cilët kanë qenë ose jo dakord me draftin që ka propozuar ai për zgjedhjen e Presidentit.

Pyetje: Meqënëse sot shënohet 5 vjet marrëveshja Rama-Basha. Keni folur me zotin Basha se si të përballeni me Partinë Socialiste?

Alibeaj: Unë kam detyrimin të përcjellë zërin e kolegëve deputetë të cilët kanë qenë dhe janë dakord mbi atë dokument. Asgjë më shumë se atë.

Pyetje: Po ata që nuk janë dakord me atë dokument?

Alibeaj: Çdokush ka pasur mundësinë që të japë kontributin e vetë.