TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Ish-kryeministri Sali Berisha është ndalur sot në qytetin e Durrësit ku po zhvillon një takim elektoral me mbështetësit e tij në këtë zonë.
Në fjalën e tij, Berisha deklaroi se lëvizja e tij për rithemelimin e PD-së, ka shërbyer për të ringritur në këmbë këtë forcë politike.
Sipas Berishës, sot kjo lëvizje ka më shumë se 40 mijë anëtarë, ata që i ka quajtur një “ushtri idealistësh”.
Berisha: Ju përshëndes, ju falënderoj për mbështetjen jashtëzakonisht të çmuar që ju i keni thënë PD që nga ditët e para të themelimit të saj deri më sot dhe në mënyrë të vecantë për rolin tuaj në rithemelimin e kësaj force politike. Ne vijmë sot këtu në Durrës pas një udhëtimi të vështirë, pas një udhëtimi plot pengesa, por e vërteta është pas një udhëtimi unik në historinë e Evropës. Në një moment të caktuar, ne ndërmorëm udhëtimin tonë për t’u rikthyer tek vlerat dhe parimet tona, për të ngritur në këmbë forcën tonë politike e cila kalonte nga disfata në disfatë. Në fillim të kësaj lëvizje askush nuk parashikonte se sot ne do ishim një forcë aktive me 40 mijë dhe më shumë anëtarë. Një ushtri e vërtetë idealistësh, një ushtri e vërtetë misionarësh.
Ky organizim vjen në kuadër të një turi takimesh elektorale me demokratët e vendit për zgjedhet për kryetar të PD-së.