AKTUALITET, 17 Maj 2022, 19:05

Dështon takimi i pasdites për presidentin, Balla: Të drejtën për propozimin e emrit jo vetëm opozita, mblidhemi nesër

Dështon takimi i pasdites për presidentin, Balla: Të drejtën

Takimi i ditës së sotme mes Ballës dhe Alibeajt, u bë vetëm për të caktuar një raund tjetër të këtij niveli ditën e nesërme në orën 10:00, për negociatat lidhur me zgjedhjen e Presidentit. 

Pas bisedimeve të shkurtra, ishte Balla ai që bëri deklaratën e parë për median para Kryesisë së Kuvendit.

“Të drejtën e propozimit ta kenë të gjitha palët, jo vetëm opozita por edhe mahoranca ta ketë këtë të drejtë. Është diçka e mirë që ne kemi mundësinë të komunikojmë dhe gjithmonë dialogu dhe konsensusi sjellin produktivitet”, tha Balla.

 Pyetje: Mendoni se do ketë konsensusin e 17 majit kjo dakordësi mes jush dhe Alibeajt?

Balla: Sot ka pasur konferencë kryetarësh dhe kemi propozuar që të kemi takim në orën 18:00. Në takim  ka qenë dhe Pampuri dhe Spiropali. Alibeaj kërkoi që takimi të jetë i hapur, kështu që nesër merrni masat dhe të jeni prezent për t’a dëgjuar publikisht pozicionin. Nëse ka pak gatishmëri për t’u përfshirë në proces dhe fleksibilitet për t’u pranuar, besoj se mund të kemi ecuri në këtë proces. Po harxhojmë shumë kohë për këtë pjesë por duhet të zbresim tek emrat.

Pyetja që shtrohet është , i ka opozita 20 firmat për të propozuar një emër? Nëse i ka le ta bëjë Negociatat me shkresa nuk sjellin produkt. 

Pyetje: Sa serioze janë këto takime kur kryeministri e ka vendosur një vijë të kuqe?

Balla: Rama nuk ka vendosur asnjë vijë të kuqe, por thjesht u ka kujtuar se asnjë prej palëve nuk krijon dot krizë politike dhe Kushtetuta është zhbllokuar nga një mekanizëm. Ky proces kryhet në tre raunde dhe Kushtetuta i ka dhënë të drejtë shumicës absolute të vendos. Shqipëria ka nevojë për një president të shqiptarëve dhe jo për për një president.