AKTUALITET, 17 Maj 2022, 16:50

Betonieria godet nga prapa një kamion të parkuar, plagoset shoferi! 50-vjeçari përfundon në spital

Betonieria godet nga prapa një kamion të parkuar, plagoset shoferi!

Një aksident ka ndodhur pasditen e sotme në zonën e Dhërmiut në Himarë. Një betoniere me drejtues shtetasin N.A. 50 vjeç, ka goditur nga prapa një kamion të parkuar.

Si pasojë e goditjes është lënduar drejtuesi i betonierës i cili është dërguar në spitalin e Vlorës nën kujdesin e mjekëve.

Njoftimi i policisë:


Më datë 17.05.2022, në lagjen Drimadhë, fshati Dhërmi, Himarë, një betoniere me drejtues shtetasin N.A., 50 vjeç, ka goditur nga mbrapa një kamion të parkuar, ku si pasojë është dëmtuar drejtuesi i betonieres, i cili ndodhet në Spitalin Rajonal Vlorë, nën kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.