AKTUALITET, 17 Maj 2022, 17:00

Deklarata e Apelit të Tiranës/ Reagon ish-kryeministri Berisha: Kjo nuk është bërë as kur Alibasha sulmoi egër…

Deklarata e Apelit të Tiranës/ Reagon ish-kryeministri Berisha: Kjo

Ish-kryeministri Sali Berisha ka reaguar pas deklaratës së Gjykatës së Apelit të Tiranës ditën e sotme.

Berisha shprehet se, Gjykata ka publikuar një deklaratë politike dy orë para se të hidhej shorti për gjyqtarin që do të shqyrtonte kërkesën e Rithemelimit, për të mos pranuar ankimimin e bërë nga kreu i grupit parlamentar të PD, Enkelejd Alibeaj.

Ai shprehet se, një deklaratë e tillë nuk është bërë as kur Alibasha sulmoi gjykatësin e Tiranës një ditë para se të vendoste për Kuvendin e 11 Dhjetorit të vitit 2021.

Reagimi i Sali Berishës

Deklarata e pare ne historine e botes!

Te dashur miq, prej tre javesh, ne kundershtim flagrant me ligjet e vendit gjate te cilave Gjykata e Tiranes nuk i dha PD nje kopje te vendimit anti ligjor te gjykateses Blerina Muça, e cila ne kundershtim flagrant me ligjin dhe me nderhyrje antikushtetuese te Edi Rames dhe Guvernatores Kim (sic e pohoi ajo vete) shpalli pale ata qe kurre nuk kane qene pale.

Kete vendim antiligjor kjo gjykate e dergoi sot ne Apel, perseri duke mos ia dhene vendimin PD, e cila ishte pale e vetme ne proces.

Por ky akt antiligjor ne nje rast unik ne historine e Shqiperise dhe te botes, shoqerohet nga nje deklarate politike e gjykates se Apelit publikuar dy ore para se sa te hidhet shorti per gjyqtarin qe do te shqyrtonte çeshtjen.

Kjo deklarate qe asnjehere nuk eshte bere ne paradhenie nga ndonje gjykate, as ne diktature, deshmon ne menyre te pakundershtueshme:

1- nderhyrjen e turpshme dhe diktimin e nje deklarate te tille gjykates nga Edi Rama, e cila tregon perpjekjet e tmerrshme per ndikimin ne drejtesi.

Duke denuar me ashpersine me te madhe kete nderhyrje brutale ne punen e gjykatave, rikujtojme se nje deklarate e tille nuk eshte bere as kur Alibasha sulmoi eger gjykatesin e gjykates se Tiranes, nje dite para se te vendoste per kuvendin e 11 Dhjetorit te vitit 2021 te PD.