TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Nga Durrësi ku zhvilloi takimin e radhës, ish-kryeministri Sali Berisha foli sërish për çështjen e inceneratorëve, duke akuzuar Ramën si njeriun "që ka grabitur paratë e qytetarëve".
Berisha tha se institucionet ia kanë bërë të ditur Ramës se nuk mund të bëhet një praktikë e tillë, por ai vazhdon.
“Ne jemi përgjegjës për mosreagim. Ashtu si ndryshuam veten, të ndryshojmë dhe të tjerët dhe pastaj shohim nëse reagojmë apo jo”, tha Berisha.
Berisha foli gjithashtu për Portin e Durrësit dhe deklaroi se Rama ka marrë portin 3 mijë vjeçar dhe po e çon "drejt asgjësimit".