TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Një tjetër aksident në vijat e bardha ka ndodhur dje në Tiranë. Policia bën me dije se është arrestuar shoferi i mjetit i cili përplasi një 20-vjeçare në vizat e bardha, në rrugën “Ismail Qemali” dhe më pas u largua nga vendi i ngjarjes.
Shoferi që ka rënë në pranga është Sadik Përpunja, ndërsa e reja për fat të mirë ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
“Shërbimet e Policisë Rrugore, pas marrjes së njoftimit se një automjet me drejtues të paidentifikuar kishte aksidentuar shtetasen E. M., 20 vjeçe, në vijat e bardha, në rrugën “Ismail Qemali”, dhe më pas ishte larguar, kanë organizuar menjëherë punën për identifikimin dhe kapjen e drejtuesit të mjetit.
Si rezultat i veprimeve të shpejta profesionale, është bërë identifikimi i drejtuesit të mjetit, shtetasi S. P., banues në Tiranë, dhe arrestimi i tij, për veprat penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor” dhe “Largimi nga vendi i aksidentit””, thuhet në njoftimin e policisë.