AKTUALITET, 17 Maj 2022, 18:26

Takimi për presidentin në Kryesinë e Kuvendit, ja cili është kushti i Alibeajt

Takimi për presidentin në Kryesinë e Kuvendit, ja cili

Çështja e presidentit të ri ka qenë në qendër të vëmendjes dhe takimeve të zhvilluara nga palët gjatë ditës së sotme.

Pas mbledhjes së Konferencës së Kryetarëve në orët e para të mëngjesit dhe ku u arrit të caktohej data 23 maj ora 18:00 për raundin e dytë, njoftohet se aktualisht në Kryesinë e Kuvendit, pritet të zhvillohet një takim mes deputetit të PD-së, Enkelejd Alibeaj dhe kreut të Grupit Parlamentar të PS, Taulant Balla.

Mësohet se Alibeaj ka shkuar në takim, por i ka vendosur një kusht Ballës.

Takimi për emrin e presidentit të zhvillohet në prani të medias.

Duket se ky kusht është vendosur për të treaguar se opozita është e hapur. 

Pritet të diskutohet për emra konkretë. Ndërkohë kujtojmë se si afat i fundit për dorëzimin e emrave për president është data 22 maj ora 16:00, pra dita e diel.