AKTUALITET, 17 Maj 2022, 18:07

Shorti për trupin gjykues në apel për anikimin e Alibeajt, reagon Bardhi: Berisha t’i japë fund hipokrizisë

Shorti për trupin gjykues në apel për anikimin e Alibeajt, reagon

Deputeti i PD-së, Gazment Bardhi ka reaguar mbi caktimin e gjyqtares Elona Toro për shqyrtimin e ankimimit të Alibeajt, për vendimin e dhënë nga Agron Zhukri mbi kuvendin e 11 dhjetorit.

Nëpërmjet një postimi në rrjetin e tij social “Twitter”, Bardhi tha se Berisha duhet t’i jap fund hipokrizisë, duke mos njohur vetëm vendimet e gjykatave që i interesojnë atij personalisht.

Reagimi

Sali Berisha duhet t’i japë fund hipokrizisë me demokratët dhe përçarjes së tyre. Standardi i dyfishtë me gjykatat dëmton besimin e demokratëve në ringritjen e PD.

Gjykata nuk mund të jetë e pavarur, kur Zhukri i Berishës vendos pro tij dhe është politike, kur gjykata nuk i nënshtrohet akuzave të tij. Vendimi i gjykatës për çështjen e PD, cilido qoftë ai, duhet t’i hapë rrugën bashkimit të vërtetë të demokratëve.