AKTUALITET, 17 Maj 2022, 19:56

Berisha krahason veten me miliarderin amerikan: Kthimi im në politikë, si ai i Steve Jobs. Do të ndryshoj Shqipërinë!

Berisha krahason veten me miliarderin amerikan: Kthimi im në politikë,

Ish-kryeministri Sali Berisha tha nga Durrësi se kthimi i tij në politikë ngjason me rastin e rikthimit të miliarderit të ndjerë, "Steve Jobs", themelues i kompanisë Apple.

Ashtu sikur se Jobs ndryshoi botën me një iPad, Berisha shprehet i vendosur të ndryshojë Shqipërinë! 

“Kthimi im është si kthimi i Steve Jobs, i cili pas një seri pabesirash dhe qëndrimesh që e nxorën në rrugë, u kthye dhe me një I Pad-in ndryshoi botën,  ndërsa ne së bashku do ndryshojmë Shqipërinë”, tha Berisha nga Durrësi.

Takimi i Berishës me demokratët e Durrësit u zhvillua sot në kuadër të turit elektoral të tij, në procesin e zgjedhjeve për kryetar të PD.