AKTUALITET, 17 Maj 2022, 19:36

Berisha: Establishmenti po dridhet, SPAK më i frikshëm se Komiteti Qendror

Berisha: Establishmenti po dridhet, SPAK më i frikshëm se Komiteti

Ish-Kryeministri Sali Berisha, në një takim me demokratët e Durrësit, në kuadrin e fushatës për zgjedhjen e kreut të PD, proces që do të mbahet me 22 maj, u shpreh se demokratët kanë bërë një udhëtim unik në historinë e Europës. 

“Jam dëshmitar i trysnive, shantazheve dhe presioneve edhe nga një klientelë private, që është shndërruar në një segment të mafies shtetërore, sikundër patëm presionet edhe nga mafia e George Soros”, tha Berisha.