AKTUALITET, 17 Maj 2022, 20:39

Partia Socialiste, ndryshime të drejtuesve politikë në qarqe

Partia Socialiste, ndryshime të drejtuesve politikë në qarqe

Partia Socialiste bën ndryshime të drejtuesve politikë në qarqe. Ulsi Manja që deri tani ishte drejtues politik i qarkut të Dibrës  caktohet në qarkun e Lezhës.

Në Qarkun Dibër drejtuese politike do të jetë Belinda Balluku.

Ndërsa Blendi Klosi do të jetë drejtues i Komisionit Zgjedhor në 61degët e PS-së. Klosi gjithashtu është edhe sekretar organizativ i PS.

Deklarata e PS

Sekretari i Përgjithshëm i PS Damian Gjiknuri ka prezantuar ditën e sotme Ulsi Manjën si drejtues politik në Lezhë. Në fjalën e tij, Gjiknuri falënderoi punën e bërë deri më tani në këtë qark nga Blendi Klosi, i cili për shkak të ngarkesës së zgjedhjeve në parti, do duhet t’i dedikohet këtij procesi.
Gjiknuri bën me dije se në vend të Ulsi Manjës në Qarkun e Dibrës, si drejtues politik do të jetë ministrja Belinda Balluku.
“Me strukturat e Partisë Socialiste të Qarkut të Lezhës ku prezantova Ulsi Manjën si drejtuesin e ri politik. Falenderova Blendi Klosin për punën e bërë deri më tani në këtë qark. Në cilësinë e Sekretarit Organizativ, në këtë fazë, Blendi ka një përgjegjësi të shtuar duke ju përkushtuar plotësisht mbarëvajtjes së procesit të brendshëm zgjedhor të partisë në territorin e 61 bashkive. Punën e mirë të bërë nga Ulsiu në Qarkun e Dibrës do ta vazhdojë më tej Belinda Balluku”, shkruan Gjiknuri.
Që në orët e para të mëngjesit të sotëm, kryeministri Edi Rama mblodhi drejtuesit politik të qarqeve dhe komisionin e posaçëm të Kryesisë për mbarëvajtjen e procesit zgjedhor për kryetarët e 61 degëve të PS.