AKTUALITET, 1 Mars 2022, 09:57

Sulmohet me raketa qyteti i dytë më i madh në Ukrainë, rusët tentojnë të vrasin Guvernatorin, mes të plagosurve dhe një fëmijë

Sulmohet me raketa qyteti i dytë më i madh në Ukrainë,

Qendra e Kharkivit është goditur nga raketat ruse. Në mëngjesin e së martës është thënë të jenë shënjestruar zyrat qeveritare në Sheshin Liria në qendër të qytetit.

Në disa pamje në rrjetet sociale shihet sesi raketat godasin ndërtesën e administratës rajonale, ndërsa synimi i trupave ruse ka qenë vrasja e Guvernatorit.

Ende nuk është raportuar për viktima, por të dhënat raportojnë për plagosjen e gjashtë personave, mes të cilëve edhe një fëmijë.

Kharkivi është përballur me sulme të mëdha dhe goditje me raketa në ditët e fundit.

Ai është qyteti i dytë më i madh i Ukrainës, i cili ka 1.6 milionë banorë.