AKTUALITET, 28 Shkurt 2022, 23:21

Lufta në Ukrainë/ Presidenti Zelinsky: E keqja ruse duhet ndalur sa më parë, shkatërrojani ekonominë

Lufta në Ukrainë/ Presidenti Zelinsky: E keqja ruse duhet ndalur sa

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky i është drejtuar sërish sonte popullit të tij teksa i ka kërkuar Perëndimit që të ndalë të keqen që po prodhon Rusia në vendin tij.

Përmes një deklarate për mediat, Zelinksy thekson se Perëndimi duhet të ndërhyjë edhe më fort ndaj shtetit rus për t’i shkatërruar atij ekonominë dhe për të zmbrapsur të keqen që po prodhon në Ukrainë.

“E keqja e armatosur me raketa, bomba dhe artileri duhet të ndalet menjëherë. Shkatërroni ekonominë. Për të treguar se njerëzimi di të mbrohet”, shkruan krah videos së tij presidenti ukrainas.