TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Ish Sekretari i Përgjithsëm i FSHF-së, Eduart Prodani, i ftuar në emisionin "Të Paekspozuarit" në MCN TV, ka folur për pezullimin e Armand Dukës nga gjykata e Tiranës.
Prodani tha se pritja për një vendim të gjykatës do ta fuste FSHF-në në kolaps dhe se zgjidhja do të ishte një kompromis mes palëve.
Prodani tha se Federata do të drejtohet nga njëri prej nënkryetarëve, pas pezullimit të Dukës.
Pjesë nga biseda në studio:
Eduard Prodani: Pezullim do të thotë që ai nuk është President i FSHF.
Ylli Rakipi: Hyn e del në Federatë ai tani?
Eduard Prodani: Zv presidenti e drejton FSHF-në. Zoti Nuri dhe Zoti Libohova. Zoti Libohova kam përshtypje është zv president i parë dhe i takon të mbajë detyrat deri në momentin që hiqet pezullimi, por atyre po u mbaron edhe mandati.
Esencialja është kjo. E kam shkruar në letrën time për FIFA dhe rekomandimet e mia për UEFA. Me këtë sjellje drejtuesit e Federatës po e çojnë futbollin drejt një kolapsi.
Në momentin që zgjedhjet kontestohen dhe hyn në lojë gjykatat dhe prokuroria, duhej që drejtuesit të mendonin për futbollin më gjerë dhe të gjenin zgjidhje kompromisi, që nuk do ta nxirrte sherrin jashtë sistemit dhe do të siguronte vijueshmëri normale.
Federata sot është në kolaps. Nuk mund të zhvillojë zgjedhje derisa çështja të gjykohet. Gjatë kësaj kohe i bie që Federata të mos ketë organe drejtuese. Ai është gjyq normal që vendimi do të apelohet. Sa vazhdon? Mund të mbetemi me një federatë të bllokuar.]