AKTUALITET, 1 Mars 2022, 09:15

VIDEO/ Momenti kur Rusia hedh bomba pranë ndërtesave të banuara në Kharkiv

VIDEO/ Momenti kur Rusia hedh bomba pranë ndërtesave të banuara

Një sërë bombash kanë rënë pranë ndërtesave kolektive në Kharkiv. Kamerat e sigurisë në një bllok pallatesh në Kharkiv të Ukrainës, kanë kapur momentin kur ndodhin një sërë shpërthimeve në një parking.

Si pasojë e këtij sulmi ajror nga forcat ruse, autoritetet ukrainase thonë se kanë humbur jetën shtatë persona dhe 14 tjerë kanë mbetur të plagosur.

Ky qytet ishte objektiv i ushtrisë ruse që nga fillimi i invazionit rus në Ukrainë, e në pamje shihen shpërthimet e njëpasnjëshme që ndodhin.

Siç raporton Sky News, shpërthimi ka ndodhur në orët e para të mëngjesit, ku ushtria ruse edhe një herë nuk hezitoi që të hedhë bomba mbi civilët.