TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Neritan Sejamini, i ftuar në emisionin Të Paekspozuarit’ në MCN TV, ka komentuar kërcënimet e presidentit rus me përmendjen e armëve bërthamore, duke u shprehur se është e vështirë të kuptohet çfarë po bën Putin, kur përmend armët bërthamore, sepse nuk e dimë në çfarë gjendje mendore ndodhet.
Ai tha se Putini mund të ketë dëshirën për të hyrë në histori si njeriu që zgjeroi Rusinë.
"Ne nuk e dimë në çfarë gjendje mendore është Putini ndaj është e vështirë të thuhet se çfarë po bën me kërcënimet lidhur me armët bërthamore. Gjithashtu ne nuk dimë se çfarë roli ka kjo lloj taktike në ato që do të bëj Putini. Aty ka të bëjë me presionin, lojën e brendshme politike, me psikopatinë e tij, me dëshirën e tij për të hyrë në histori si njeriu që zgjeroi Rusinë dhe përpjekja e tij nuk na jep ndonjë fryt të madh. Për të kuptuar regjimin e Putinit është e pamundur pa kuptuar atë ekonomike. Sot Putini ka naftë dhe gaz, i ka të gjitha në kontroll shtetëror", tha ndër të tjera Sejamini.