AKTUALITET, 28 Shkurt 2022, 22:36

VIDEO/ Ç’po ndodh në Kiev, shpërthime në fuqishme nga të katër anët

VIDEO/ Ç’po ndodh në Kiev, shpërthime në fuqishme

Ministria e Punëve të Brendshme të Ukrainës njoftoi se mbrëmjen e së hënës janë intensifikuar sulmet me raketa ruse të cilat kanë goditur ndërtesat e banimit.

Tri ndërtesa 5-katëshe u shkatërruan nga një sulm me raketë.

Një zëdhënëse e Shërbimit Shtetëror të Emergjencave tha se po kërkohej për të paktën dy persona të varrosur nën rrënoja.

Më tragjike duket situata në Kharkiv, qytetin e dytë më të madh të vendit ku dhjetëra njerëz janë vrarë nga sulmet me raketa ruse.

Videot e shpërndara në mediat sociale treguan raketa që goditnin Kharkivin, në atë që disa analistë të mbrojtjes e përshkruan si tipike të një sulmi me municione thërrmuese në një zonë të dendur urbane.

Rusia mohoi se ka shënjestruar zonat e banuara.

Një re tymi të zi mund të shihej gjithashtu nga një qendër tregtare e shkatërruar në qytetin Chernihiv, në veri të Ukrainës.

Departamenti Amerikan i Mbrojtjes tha se pothuajse 75% e forcave ruse të mbledhura në kufijtë e Ukrainës janë tani brenda vendit.

Ushtarët rusë nuk kanë marrë ende dy qytetet kryesore: Kharkiv në verilindje dhe Mariupol në jug.