TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Për të gjashtën ditë me radhë sirenat e alarmit kanë nisur mëngjesin e kësaj të marte për ukrainasit.
Mediat e huaja bëjnë me dije se sirenat e alarmit janë ndjerë në të gjithë vendin.
Përveç Kievit, alarmet kanë rënë në qytetet perëndimore të Ternopil, Vinnytsia, Rivne, si dhe qytetet qendrore të Cherkasy dhe Kropyvnytskyi, sipas shërbimit ukrainas të BBC-së.
Ndërkohë autoritetet ukrainase kanë konfirmuar vdekjen e 70 ushtarëve të saj të cilët janë vrarë në një sulm të artilerisë ruse në qytetin verilindor të Okhtyrka.