AKTUALITET, 28 Shkurt 2022, 23:05

Klodiana Lala zbulon prapaskenat: Bashkia nuk e kallëzoi Dukën, por ka dalë gjatë hetimit të prokurorisë!

Klodiana Lala zbulon prapaskenat: Bashkia nuk e kallëzoi Dukën, por ka
Foto ilustrim: Klodiana Lala dhe Armand Duka

Klodiana Lala, e ftuar në emisionin "Të Paekspozuarit" në MCN TV, ka folur për vendimin e gjykatës së Tiranës, për pezullimin e Armand Dukës nga detyra që mban si kreu i FSHF. 

Lala zbuloi se në fakt Bashkia e Tiranës nuk e kishte kallëzuar Dukën, por ai ka dalë gjatë hetimit të personave të tjerë dhe është vendosur nën hetim nga prokuroria. 

"Bashkia e Tiranës nuk ka kallëzuar Armand Dukën. Prokuroria e ka vënë në hetim Armand Dukën për shpërdorim detyre.

Armand Duka nuk duhej pezulluar për këtë, kam qenë e para që nuk e ka parë si normale ndërhyrjen e zotit Veliaj, por Armand Duka duhet t'i nënshtrohet hetimit të thellë, për fondet dhe mënyrën si është menaxhuar FSHF. Prokuroria nëse ka dyshime për abuzim me fonde dhe kryerjen e veprave penale, të vijojë.

Kryetari i Bashkisë ka deklaruar se zoti Duka është përfshirë në veprimtari kriminale. Ne nuk merremi me thelbin ta hetojmë për mënyrën si ka drejtuar Federatën por merremi me këtë", tha Lala. 

Klodiana Lala zbulon prapaskenat: Bashkia nuk e kallëzoi Dukën, por ka

Klodiana Lala zbulon prapaskenat: Bashkia nuk e kallëzoi Dukën, por ka