AKTUALITET, 1 Mars 2022, 08:48

Beteja finale? Rusia dërgon kolonën ushtarake 64 kilometra për të marrë Kievin. Priten luftime të ashpra

Beteja finale? Rusia dërgon kolonën ushtarake 64 kilometra për

Një kolonë me automjete ushtarake ruse e drejtuar për në Kiev vlerësohet të jetë 64 kilometra e gjatë, njoftoi sot  agjencia ukrainase e lajmeve UNIAN duke cituar imazhe satelitore.

Karvani i tankeve dhe automjeteve të tjera ushtarake është edhe më i gjatë se sa mendohej më parë.

Ai shtrihet nga Aeroporti Hostomel në Kievin veriperëndimor deri në fshatin Prybirsk, i cili ndodhet midis Kievit dhe Çernobilit.

Ndërkohë, porti jugor ukrainas i Mariupolit është përsëri nën kontrollin ukrainas, tha më 1 mars shërbimi shtetëror i informacionit të vendit.

Beteja finale? Rusia dërgon kolonën ushtarake 64 kilometra për