AKTUALITET, 28 Shkurt 2022, 22:36

A ka rënë nisma "Ballkani i Hapur" pas pushtimit të Ukrainës? Flet Paskal Milo

A ka rënë nisma "Ballkani i Hapur" pas pushtimit të
Paskal Milo

Paskal Milo, i ftuar në emisionin "Të Paekspozuarit" në MCN TV, ka folur për agresionin në Ukrainë dhe ndikimin në projektin "Ballkani i Hapur", veçanërisht pas faktit që Serbia nuk e dënoi dhe nuk vendosi sanksione ndaj Rusisë. 

Paskal Milo: Serbia është një model rus në Ballkan. Kështu ka qenë historikisht, që nga lufta e parë botërore dhe këtej. Duhet ta pranojmë që ka mundësi destabilizimi rajoni, sepse Serbia ka lidhje të gjithanshme me Rusinë dhe e ka të vështirë të shkëputet pavarësisht karrotave që i ofron BE. E tregoi me qëndrimin që mbajti tani.

Ylli Rakipi: A ka vdekur ideja e Ballkanit të Hapur?

Paskal Milo: Shumë gjëra në komentet dhe analizat më mbresëlënëse është që fillon një epokë e re e marrëdhënieve ndërkomëbtare me këtë që po ndodh në Ukrainë. Një rirregullim i sistemit ndërkombëtar.

Ylli Rakipi: A duhet ë tërhiqet Rama nga Ballkani i Hapur? 

Paskal Milo: Ballkani i Hapur është vendosur në pikëpyetje të madhe. Dyshimet që ekzistonin për projektin, me qëndrimin që mbajti Serbia, rrëzon vetëveten. Nuk ka argumenta që mund të gjesh në favor të saj.