AKTUALITET, 28 Shkurt 2022, 22:31

Oligarkë dhe zyrtarë të lartë/ BE godet me sanksione edhe 26 rusë të tjerë

Oligarkë dhe zyrtarë të lartë/ BE godet me sanksione edhe 26

Bashkimi Europian ka vendosur sanksione ndaj 26 rusë të tjerë, duke përfshirë oligarkë, zyrtarë të lartë dhe një kompani sigurimesh energjetike, duke e çuar totalin e personave të synuar në 680.

Selia e BE-së tha se ata të listuar përfshijnë “oligarkë dhe biznesmenë aktivë në sektorët e naftës, bankave dhe financave”, zyrtarë qeveritarë, ushtarakë të lartë dhe “propagandistë që kontribuan në përhapjen e propagandës anti-ukrainase dhe promovimin e një qëndrimi pozitiv ndaj pushtimit të Ukrainës”.