AKTUALITET, 1 Mars 2022, 09:44

Shi dhe dëborë në të gjithë vendin, ARRSH apel shoferëve: Akset ku duhet të përdorni zinxhirë

Shi dhe dëborë në të gjithë vendin, ARRSH apel

Autoriteti Rrugor Shqiptar ka njoftuar drejtuesit e automjeteve për gjendjen e rrugëve në vend të krijuar si pasojë e reshjeve të shiut dhe dëborës.

ARRSH njofton se qarkullimi vijon pa probleme në të gjitha rrugët ndërkohë që në Krujë-Sarisalltik rekomandohet përdorimi i zinxhirëve.

Njoftimi i ARRSH:

Gjatë natës dhe në orët e para të mëngjesit vendi është përshkuar nga mot me reshje shiu dhe dëbore në zonat malore

Kontraktorët kanë qenë në terren për pastrimin e rrugëve nga bora, nga rënia e materialeve në zonat me intensitet shiu dhe kanë bërë shpërndarjen e kripës për të evituar ngricat

Qarkullimi kryhet pa probleme në të gjitha akset nacionale në Krujë-Sarisalltik rekomandohet përdorimi i zinxhirëve

Drejtuesit e mjeteve duhet të bëjnë kujdes në lëvizje, të respektojnë sinjalistikën rrugore të reduktojnë shpejtësinë, të pajisen me zinxhirë dhe goma dimërore, të ndjekin udhëzimet e Policisë Rrugore.